Ahmeti dhe sovraniteti

Postuar në 05 Shkurt, 2017 19:53

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.

Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë...Kanë thënë se Tirana ka ndërhyrë në punët e Maqedonisë, se do të bëhet Shqipëria e Madhe etj. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam mbështetje nga Shqipëria, pozita dhe opozita; e kam nga Kosova, pozita dhe opozita. Por, vendimet i marrin partitë politike në Maqedoni”, thotë Ahmeti.

Sipas tij Edi Ramës iu kërkua ndihmë në hartimin dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët dhe kaq. Pasi po të besojmë Ahmetin ai ka mbështetje nga të gjitha drejtimet e busullës, vetëm se i duhej të vente e të vinte disa herë në Tiranë duke marrë me vete një dokument që ja dhanë të tjerë. Kjo gjuhë politike që mëton të rrëfejë sesa dinjtoze është politika e BDI-së i ka vrarë gjatë veshët e njerëzve. Nuk duhet fare logjikë politike për të kuptuar se BDI-ja dhe Ahmeti e kanë më kollaj të bëjnë koalicion me Gruevskin sesa me LSDM-në që ka marrë mijëra vota shqiptarësh. E çfarë ekskluziviteti në përfaqësim i mbetet BDI-së në një qeveri me LSDM-në kur edhe ajo është votuar prej tyre? Me siguri që vendimet merren në Maqedoni vetëm se deri më tani BDI-ja ka dëshmuar se nuk di të marrë vendime, por më mirë di të fshehë faktin se ato ja japin gati të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.