Kandidati i Trump për ambasador në BE flet për shpërbërje të Europës

Postuar në 04 Shkurt, 2017 11:35

Ted Malok, profesori dhe shkrimtari që u përzgjodh nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Bashkimin Europian parasheh një shpërbërje të Badhkimit Europian. Madje ai thotë se shkëputja e Britanisë ishte vetëm fillimi. 
Në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel diplomati amerikan ripërsëriti qëndrimin se monedhës e përbashkët euro ishte një eksperiment i gabuar.  "Në qoftë se do isha bankier do të investoja kundër euros"-thekson Malok. Sipas tij, Europën e pret një e ardhme kaotike dhe me ikjen e Britanisë blloku do të fillojë të bjerë. 
Nisur nga qëndrimet e këtij të fundit, krerët e grupeve të Partive Popullore, Socialistëve dhe Liberalëve në Parlamentin Europian kanë kërkuar nga Brukseli të mos pranojë emërimin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Europian. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.