Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës

Postuar në 04 Shkurt, 2017 13:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan në profilin e vet në Facebook se krijimi i ushtrisë së Kosovës është çështje kohe tashmë. Ai ndodhet në ShBA ku ka vizituar Pentagonin, prej nga ku edhe njofton transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë me detyrat kushtetuese që burojnë prej saj. 
I nderuar me vizitën në Pentagon dhe i kënaqur me mbështetjen për Kosovën, gjatë qëndrimit në SHBA. Me zyrtarët e lartë amerikanë të sigurisë, mes tjerash, diskutuam për Forcat e Armatosura të Kosovës, që do të krijohen së shpejti në partneritet të plotë me SHBA-të. Moment i veçantë ishe edhe nënshkrimi në Memorialin e 11 Shtatorit, në nderim të viktimave”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky njoftim duket se konfirmon atë që tashmë është bërë publike nga sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis. Para disa ditësh në media u zbardh raporti i tij, në seancën dëgjimore para Senatit, mes të cilave ai vlerësonte pikërisht këtë gjë: transformimin e FSK-së në ushtri, me detyra të mbrojtjes territoriale në këmbim të reduktimit apo tërheqjes së trave amerikane nga Kosova. 

http://www.respublica.al/2017/01/28/mattis-reduktim-trupash-ose-tërheqje-nga-kosova-nëse-fsk-merr-mandatim-për-ruajtjen-e

Me këtë hap, Kosovës i mbetet aplikimi për anëtarësim në NATO, për të deklaruar futjen në ombrellën e sigurimit kolektiv. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.