Ministri ka hallin e votës dhe të adresës. “Harron” operacionin Dako – Çela me listat e vitit 2015

Postuar në 03 Shkurt, 2017 11:37

Sot ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka qenë në universitetin “Alekdandër Moisiu” në Durrës ku ka folur për procesin e popullimit dhe të adresave që nxitet nga ndryshimet në ligjin për Gjendjen Civile. Duke kërkuar të fshehë faktin se pas detyrimit për dhënien e adresës qëndron synim për taksim, ministri ka ofruar seancën e radhës të leksioneve bajate të zakonshme për këtë qeveri:

Shqipërisë nuk i duhen fjalët, por veprat dhe pushtetarë që japin llogari. Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Duam një Shqipëri ku pushtetarët japin llogari për çfarë bëjnë jo çfarë flasin. Lutje për gjithë qytetarët, të deklarojnë adresën permanente. Nëse nuk e deklarojnë adresën do ta bëjë shteti me penalitet. Të vendosur për ta nxjerrë pjesën e Shqipërisë që është në errësirë, në dritë. Të mos ketë më qytetarë që nuk votojnë se nuk kanë emrin në listën e votimit. Nuk do të pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet”, tha ai.

Një gënjeshtër dhe hipokrizi që bashkohen në një paragraf të vetëm. Së pari nuk ka njerëz që nuk votojnë pse nuk kanë emrin në listë. Në çdo Kod Zgjedhor është e shkruar e drejta e pasurimit të listave të zgjedhësve edhe ditën e votimit me një vendim gjykate. Dhe ky nuk ka qenë ndonjëherë problemi, ndërkohë që problemi ka qenë manovra e partive për të shtuar dhe hequr emra në këmbim të parave. Zoti ministër drejton PS-në e Tiranës dhe ka qenë në këtë detyrë ku anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Vangjush Dako u akuzua nga prokuroria dhe u vendos nën hetim për zgjedhjet e vitit 2015 në Durrës. Asokohe në ndihmë me efikasitet të lartë operativ i erdhi Ardian Çela i OSHEE-së, të paktën sipas raportimeve të bëra nga të gjitha mediat.

https://www.reporter.al/zgjedhjet-lokale-njollosen-nga-akuzat-per-manipulim-te-listave-te-votuesve/

Gjoba dhe sanksioni janë fytyra e kësaj qeverie, e sidomos edhe e këtij ministri, i cili ka prezantuar disa nisma që në thelb prekin edhe liritë. Si përgjimet, kamerat, etj., pa pranuar në shumë raste amendime dhe ndryshime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.