Bankers, shqiptarët e dorës së dytë dhe Edi Rama

Postuar në 03 Shkurt, 2017 11:31

Akuza më e fortë që kryeprokurori Adriatik Llalla bëri ndaj ambasadorit amerikan, Donald Lu është shatntazhi për të mos vijuar hetimet për kompaninë "Bankers" dhe shpërthimet në Patos-Marinzë. Prokurori i Përgjithshëm tha se Prokuroria e Fierit mbylli hetimet pas shantazheve të së njëjtës natyrë. Qeveria kishte premtuar audit ndërkombëtar për praktikat e Bankers madje dhe rishikim të kontratës, nisma të cilat i bëri publike kryeministri Rama në një fjalim gati gati despotik rreth industrisë së naftës. Le të kujtojmë çfarë ka thënë kryeministri Rama për këtë çështje thuajse dy vjet më parë, në 8 Prill 2015.

"E dimë mirë se çfarë fuqie kanë ato që prej kaq vitesh ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh, duke na lënë një përshesh nafte, duke vënë mina kudo ku vunë dorën si ajo në Marinzë. Por jo vetëm që nuk na dridhet qerpiku, por do t’u rrimë përballë dhe do t’i qëndrojmë në kornizën e ligjit. Në vendin tonë do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari nëse bën biznes në Shqipëri të mos trajtojë asnjë shqiptar si qenie e dorës së dytë. Nuk diskutohet as se kompania duhet të na bërë në dispozicion planin afatmesëm të rehabilitimit por do të kërkojmë një audit ndërkombëtar si në çdo vend demokrat, duke mbrojtur interesat e kombit, dhe siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çuditë e tyre. dhe bazuar në auditin ndërkombëtar ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada"
Pas kësaj deklarate si kanë rrjedhur ngjarjet? Jo më shumë se 1 muaj më parë banorët e Patos-Marinzës u futën në një grevë urie, nga e cila dolën me garanci qeveritare. Kjo e fundit po shqyrton si zgjidhje që fshati të zhvendoset nga ajo zonë ku operon "Bankers".
Çfarë mund të ketë orientuar qeverinë drejt kësaj zgjidhje? Ndoshta Llalla nuk është i vetmi që ka patur takime në zyrën e tij për këtë çështje.

Qershia mbi tortë? Sot ambasada amerikane deklaronte në Facebook se "ne mbrojmë interesta e kombit amerikan". Urimet më të mira! Interesat tona nuk i mbron njeri.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.