Raportime se Trump kërcënoi me ndërhyrje ushtarake presidentin meksikan

Postuar në 02 Shkurt, 2017 08:25

Një telefonatë e presidenti amerikan Donald Trump me homolgun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto ka sjellë pështjellim të madh, Associated Press raportoi se Trump e ka kërcënuar presidentin meksikan me ndërhyrje ushtarake duke ofruar si mbështetje transkriptin e bisedës që pretendon se e posedon. Sipas agjencisë së njohur Trump i është drejtuar homologut meksikan me fjalë të tilla si:

Ju keni ca të këqinj aty poshtë. Nuk po bëni sa duhet për t’I ndalur. Unë mendoj se ushtria juaj ka frikë. Ushtria jonë nuk ka, kështu që mund edhe ta dërgoj atë posjtë për t’u marrë me këtë punë”. Lajmi mandej është përhapur me shpejtësi. Qeveria meksikane ka hedhur poshtë pretendimin për këtë mesazh të presidentit të SHBA-së. Spekullime janë quajtur edhe raportimet e bëra në media për një telefonatë të ndërprerë mes Trump dhe kryeministrit australian Malcolm Turnbull.

http://www.latimes.com/nation/nationnow/la-na-pol-trump-mexico-call-2017...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.