Farsa për propozimin e deputetëve

Postuar në 01 Shkurt, 2017 21:47
Arben Demo

Kohët e fundit ka filluar një debat me sherr për të drejtën e Autorit për një ide populiste alla Grillo, që anëtarët e partisë të jenë ata që propozojnë emra për deputetë. Dhe ndokush e çon edhe më tej, drejt populizmit, sot në modë, që: të jenë ata që miratojnë programe të caktuara, si buxheti, taksat etj..

Ndërkohë që edhe në Kushtetutë shumë nga këto gjëra nuk mund të ndryshohen me referendum, pasi u takon të zgjedhurve dhe jo humorit të përgjithshëm siç ndodhin në rastin e Brexit. Në këto tendenca është përkthimi në gjuhën arbërore, duke na e përshtatur,  i parullës së Presidentit Amerikan, të nderuar për mendimin tim, Donald Trump: T’ia kthejmë Shqipërinë popullit.

 Vërejtja e parë është që me sistemin aktual deputetët nuk i zgjedhin vetëm anëtarët, por edhe populli që mbështet apo simptazon një parti të caktuar.

 Së dyti, votimi është me lista rajonale. Me këtë mënyrë votuesi i Starjes së Kolonjës do të caktojë deputetin në Tiranë, e ca më tej në Tropojë, apo në Malësi të Madhe ?!?!?!. Veç kësaj me këtë sistem, në fakt votohet partia së pari dhe sipas votave të marra edhe një pjesë e atyre që janë në listën e partisë. Pra së paku, nëse flitet për demokraci, listat duhet të ishin të hapura dhe kështu vota shkon edhe për partinë, por edhe për kandidatin që rreshtohet sipas numrit të votave (me 2-3 vota preferenciale).

 Ne mendojmë se që zgjedhjet të jenë demokratike pra edhe Shqipëria e tillë, duhet para së gjithash të jenë partitë të demokratizuara. Pra duhet të ketë zgjedhje demokratike : të lira e të ndershme dhe sipas parimit një anëtarë një votë brenda partisë. Dhe atëherë listën veç 1-3 kandidatëve të parë që mund t’i caktojnë strukturat e partisë të zgjedhura në mënyrë demokratike, pjesën tjetër duhet ta zgjedhë struktura e partisë e qarkut. Votohet pra për  një listë të propozuar nga strukturat në bazë të partisë, nga ata që vetëpropozohen (jemi në fazën fillestare të demokracisë) dhe ata që i propozojnë strukturat, konferencat lokale dhe qendrore.

Sepse ka rëndësi që të dihet që ata që do të kandidojnë të jenë të preferuar nga anëtarësia (dhe njerëzit rreth tyre që mandej të mund të mendohet se mund të jenë të preferuar edhe nga votuesit, për personalitetin,dijet e bindjet politike  e të sprovuar përndryshe listën tënde nuk do të ta votojë as anëtarësia.

 Vetëm atëherë mund të themi se ky proces është realisht demokratik.

 Por nuk mund të quajmë demokratike këto propozime, pra “me qëllim të mirë” për shqiptarët, kur ndërkohë këmbëngulet te listat e mbyllura. Dhe më keq akoma, ndonjë prej tyre nuk zbaton rregullat statutore një prej të cilave thotë që përpara zgjedhjeve fillon rinovimi i të gjitha strukturave të partisë deri edhe kryetarit. Janë po këto struktura qendrore që deri më sot caktonin listën e kandidatëve për deputetë duke dëgjuar e respektuar deri diku edhe zërin e bazës.

 Falsiteti i këtij propozimi është kur të kërkojnë që propozimin tënd ta bësh me internet për të treguar shkallën e lartë të dixhitalizimit(sepse sipas Qeveriut në Shqipëri nuk ka më katundarë), kur shkalla e penetrimit të internetit është e kufizuar. Madje ata që do hartojnëtë kërkojnë të vendosësh edhe emrin dhe numrin e telefonit, kur dihet që vota e fshehtë është në themel të demokracisë.

Mbi të gjitha nuk kanë përcaktuar mekanizmin që duhet të ishte statutor, ose i miratuar si një rregullore bazë, pasi zgjidhjet për Shqipërinë që do të bëjnë këto struktura përfaqësuese nuk janë si menuja e restorantit.

Ka kohë t’i kthehemi demokracisë, nëse nuk duam t’i humbim zgjedhjet!

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

E sakte po po te votonte baza Lali Eri nuk do ishte bere kandidat i PS dhe do ishte bere Pandi Majko. Dhe atehere cfare te bente Zalo Antisistemsi me sondazhet e tij? Ja pra pse nuk na hyn ne pune ky sistem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.