Tsipras në Beograd: Paqja në Ballkan e kërcënuar nga rizgjimi i nacionalizmit

Postuar në 31 Janar, 2017 11:18

Beogradi është vizita e parë e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Ballkanin Perëndimor. Jo pa qëllim kreu i qeverisë greke zgjodhi Serbinë, pasi sipas sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë.

Në prag të kësaj vizite, Tsipras ka dhënë një intervistë për të përditshmen e Beogradit, “Politika”, që e ka pyetur edhe për raportet aktualisht të tensionuara të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë e sidomos me Turqinë.
Pasi ka thënë se Greqia ka “qëndrime konstante në politikën e jashtme, posaçërisht për marrëdhëniet me vendet fqinje”, Tsipras ka vazhduar: “Promovojmë aktivisht paqen, mirëpo njëkohësisht mbrojmë të drejtat tona sovrane. Vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare mund të ndërtohen marrëdhënie të shëndetshme dypalëshe. Rizgjimi i nacionalizmit, veç të tjerash, minon përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal”.

Comments

Submitted by ahahaha (not verified) on

aleanca e krimit ballkanik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.