Trump e quan "keqkuptim" ndalimin e muslimanëve

Postuar në 30 Janar, 2017 09:48

Reagimi që ka shkaktuar dekreti i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA  të emigrantëve nga 7 vende të botës muslimane ka detyruar këtë të fundit të japë sërish shpjegime për vendimin.
Në një deklaratë të orëve të fundit Trump tha se dekreti nuk synon te ndalojë në mënyrë specifike muslimanët dhe bëri përgjegjës median për keqkuptimin. 
"Për t'i bërë gjërat të qarta, ky nuk është një ndalim kundër muslimanëve, ashtu siç mediat elektronike e përcollën gabimisht. Vendimi nuk ka të bëjë me fenë, kaq të respektuar në vendin tonë, por me masat kundër terrorizmit dhe sigurisë".- tha Trump. 
Megjithatë, Trump duket të jetë nën "cikolonin" e senatorit republikan Bob Korker, kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. Ndonëse nuk kritikoi në thelb dekretin, ai tha se qeveria duhet të marrë menjëherë ndryshimet e nevojshme, dhe se  pas një ekzaminimi të plotë shumë nga këto programe do të përmirësohen. 
Trump nuk është i vetmi president i SHBA-ve që ka ndaluar hyrjen e emigrantëve në vend. Në të kaluarën edhe 6 presidentë të tjerë kanë marrë të njëjtën masë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.