Media në Maqedoni akuzojnë ambasadorin amerikan si prishësin e marrëveshjes Gruevski - Ahmeti

Postuar në 30 Janar, 2017 22:52

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Parlamenti i vendit ka njoftuar zyrtarisht se Nikolla Gruevskit i ka mbaruar afati si i mandatuar për krijimin e qeverisë së re. Që nga ky moment, disa faktorë politikë ndërkombëtarë dhe në Maqedoni po investohen që stafeta t’i kalojë Zoran Zaevit, drjetues i LSDM-së, i cili nuk arriti të dilte parti e parë. Në lojë është futur edhe ambasada amerikane në Shkup, e cila ka dalë hapur kundër VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevksit duke bërë thirrje për negociata. Gruevski ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për shkak se logjika politike kërkon që në qeveri të qëndrojnë ata që kanë fituar vota më shumë.

Ndërkohë agjencia maqedonase MINA shkruan se në orën 21: 30 të mbrëmjes së djeshme, marrëveshja mes Gruevskit dhe Ahmetit u arrit, madje pa përmendur ndonjë Platformë. Sipas kësaj agjencie ka qenë një telefonatë e Ahmetit me ambasadorin amerikan Jess L. Baily që ka devijuar rrjedhën e procesit duke detyruar drejtuesin shqiptar të BDI-së që të kërkojë kushtet e Platformës. Kjo mbetet diçka që nuk mund të vërtetohet, por është pranë së vërtetës nga pikëpamja logjike sa kohë që një pareti si BDI-ja që ka Platformën të panegociueshme nuk ka pse zgjatet aq gjatë në konsultime.

http://macedoniaonline.eu/content/view/31147/1/

Sidoqoftë, një palë në Maqedoni po akuzon hapur SHBA-në për ndërhyrje në zgjdhjet e një vendi sovran, diçka që e pamë të bëhej problem global në zgjedhjet amerikane për Presidentin. Vetëm se kësaj radhe ndërhyrja është jo me hakerim por brutale me presionin e të madhit mbi të voglin.

Comments

Submitted by Komentues (not verified) on

Ky shkrim s'tregon as mundimin elementar pre ta pare kete qe po ndodh ne Maqedoni. Per me teper, autori perkthen artikuj nga Maqedonia, ku qe 10 vite dominojne ata te sponsorisuar nga qeveri (permes blerjes se reklamave e donacioneve tjera te drejtperdrejta).

Kur jemi te logjika politike, ajo te thote qe nese nje kryeminister me gjithe kabinetin e tij dhe hierarkine me te gjere adminsitrative del se eshte i kriminalizuar, vjedh parane publike, dhe partizon/kontrollon jo vetem administraten shteterore, por edhe sektorin privat (e qe ne Maqedoni doli), s'DO TE DUHEJ TE GARONTE KURRE ME NE ZGJEDHJE! Mirepo, jemi ne Ballkan, dhe ne mundohemi te "shofim" padrejtesite e nderhyrjes se ShBA-ve ne vende "teper te rendesisshme" si Maqedonia e Shqiperia. Hajde gazetari, hajde...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.