Mbi kokën e Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë

Postuar në 30 Janar, 2017 22:26

Paradoksi i qëndrimit në qeveri të LSI-së edhe pas deklaratave të forta të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani deligjitimoi çdo arsye që Edi Rama dhe Ilir Meta të vazhdojnë të qeverisin këtë vend sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vetë LSI tha se nga dy opsionet atë të shkarkimit të kryeministrit dhe largimit të ministrit Manjani zgjodhi shkarkimin e ministrit të saj.  Askush nuk ka pse të habitet nga standarti i të bërit politikë i LSI-së, për aq kohë sa negociatorë të këtyre standardeve janë Ilir Meta dhe Edi Rama. Afërmendsh që LSI nuk shiti Manjanin për standarde morale apo për të ulur nervat e kryeministrit, po për një përfitim më të madh. Për Ben Blushin mënyra si u mbyll çështja Manjani është kapaku i një pazari për Presidentin e Ri të vendit që me shumë gjasë do të jetë Ilir Meta.

“Ajo që më duket mua në distancë, është se më duket sikur kanë ndarë prapë një plaçkë në tavolinë, mbi kokën e Ylli Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë. Nuk e di sa e vërtetë mund të dalë kjo por kështu më duket. Nuk u hyj thashethemeve të pazarit të Rilindjes, ky është pazari i Rilindjes, nuk besoj se janë duke negociuar reformat, siç të shkojë vettingu përoara që është bllokuar, si të avancojë proçesi i integrimit europian që është bllokuar, si të ç’kanabizohet Shqipëria, si të bëhet reforma zgjedhore  që është e bllokuar dhe për faj të Rilindjes dhe LSI, të dyja janë kundër numërimit elektronik. Pazari i vetëm është Presidenti i Republikës.Edi Rama dhe Ilir Meta janë duke negociuar Presidentin e Republikës, ylli Manjanin e bënë kurban për të forcuar aleancën e tyre deri atë ditë”- theksoi Blushi në një intervistë për Ora News.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.