Kjo nuk është qeveri(video)

Postuar në 30 Janar, 2017 13:34

Manjani: Faleminderit shumë sepse ishit ju që më njoftuat që jam shkarkuar se unë nuk di gjë në këto momente që po flasim. Po kështu u katandis kjo qeveri tani skemi çfarë bëjmë, do të duhet të komunikojmë nëpërmjet medias sepse dhe sms nuk funksionojnë. Flm unë u jam shumë mirënjohës mediave për komunikimin që kemi pasur deri sot dhe që më keni dhënë mundësinë që bashkë me ju të përcoj mesazhe profesionale dhe parimore sepse në jetën time ka qenë profesionit, politika ka qenë një mjet për të zhvilluar parimet profesionale. Të qënit ministër  është një nga detyrat më të rëndësishme, aq më tepër ministër i Drejtësisë për çdo jurist është një karrierë shumë e rëndësishme dhe mua mu dha kjo mundësi, ma dha LSI këtë mundësi pa as më të voglin diskutim ma dha Ilir Meta të cilit i jam mirënjohës, sepse në fakt pas gjithë investimit publik dhe politik timit personal, i mungonte karrierës time kjo detyrë, unë e kreva ashtu si dita. Bëra më të mirën që kisha mundësi. Nuk është ajo që doja të ishte dhe do tua them pse, sepse realisht kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një proces që jo vetëm s’kishte lidhje me profesionalizmin po as me kushtetutën de vendit dhe ligjin. Mbledhja e qeverisë është një akt formal, krejtësisht antikushtetues. Ministrat e qevrisë nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë, kjo ka qenë e papranueshme për mua. Sigurisht me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për cështje personale, por për cështje parimore dhe ligjore. Kam pasur kam thënë i kanë të regjistruara aty.
Rama presion Metës për shkarkimin tim
Manjani:  Që prej verës së kaluar  kryeministri ka harxhuar kohë për të bërë presion, jo mua por kryetarit të Parlamentit për të më shkarkuar. Arsyen e di ai, por ai që thotë është që unë flas pa leje në media, pa lejën e Fugës. Ministrit në një sistem demokratik tentohet ti mbyllet goja. Pra po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh, po guxove të flasësh shkarkohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, mos fol në media je burri i mirë. Ky është mesazhi që jep kryeministri në 6 muajt e fundit. Sigurisht Ilir Meta nuk i ka pranuar. Ai mbetet në anën e ligjit, por kjo ka qenë e vërteta.
Është e ndaluar në bazë të Këshillit të Ministrave që ministrat të flasin për çfarë ndodh në qeveri nuk e kam bërë unë e keni bërë ju dhe ju falenderoj. Një debat të parë që kemi bërë për një vendim që erdhi nga ministria e Energjisë për një koncesion për ndriçimin e rrugëve. Parandjeva dhe parandalove, e denoncova madje se kjo është një praktike korruptive. Megjithatë qeveria e kaloi me dhunë për një ditë që unë nuk isha në mbledhje të qeverisë. Kjo ka qenë përplasja e parë. Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq pas kësaj deklarate timen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për fat të keq u rraf një biznesmen dhe u përze nga Shqipëria. Këto janë paralajmërime të mia për akte korruptive. Kam marrë nismë për këto, por jamë refuzuar nga  sekretari i përgjithshëm i Këshillit të ministrave që ska lidhje fare, që është një nëpunës civile që del edhe mbi ministrat dhe krijon këto situata. Këto janë të papranueshme për mua. Këto kanë qenë pak a shumë debatet, por debati më i madh është pse flet me mediat.

Ndarje e madhe kur fola për kanabisin
Manjani: U shtua presioni për largimin tim ditën kur kam folur për kanabisin. Ajo ka qenë krejtësissisht një ndarje shumë e madhe dhe bëra një deklaratë si qytetar i shqetësuar dhe ky është fakti. Nuk kisha asnjë gjykim dhe asnjë prapamendim, por kryeministri u nervozua, shty me radhë dy ministra të flasin kundër meje, i falenderoj unë nuk kam asnjë kundërshtim me ta. Që pas asaj situata është shtuar presioni, jo ndaj meje, por ndaj Metës. Unë e di pse!

Kjo qeveri është e kapur
Manjani:
“Do të ndihesha i fyer nëse jepja dorëheqje, sepse nuk mund të marr përsipër kanabizimin e vendit dhe nuk mund të marr përsipër përgjegjësinë e marrjes së vendimeve në kushtet e presionit të bizneseve të paligjshme të trafikut.
Unë nuk hyj në debate të mëtejshme nëse koalicioni vazhdon apo jo, kjo nuk më takon mua dhe nuk dua të dëgjoj më këtë histori. E vërteta është që kjo qeveri është e kapur dhë është jashtë çdo lloj standardi dhe ligjor. Në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, verifikojeni te TIMS se gjysma e ministrave ishte jashtë shtetit. Ai vendim duhej marrë se duhej shkarkuar një i dekriminalizuar, por u dha për mediat dhe të guxojë ta bëjë një gjë të tillë një qytetar i thjeshtë, të firmosë një cop letër e harrojnë në burg për fallcifikim dokumentash. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet? Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë?
Mbledhjet e qeverisë jane antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverisë
Rama ka harxhuar kohë për t'i bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës. 
Ministra të Ramës kanë fjetur me dashnoret në Santa Quaranta
Manjani: Nuk është e rastësishme që është tentuar të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit, po ndërkohë që në Tiranë behej thash e theme i asocimit të emrit tim me Klement Balilin, në Santa Quaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vëreteta, flinin aty. Dhe unë këto nuk i di se jam djalë i menxhuar, por janë të regjistruara nga shërbimet partnere dhe kam marrë përgëzime nga shërbimet partnere për denoncimin e kanabisit. Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen. Kryeministri priste dorëheqje  por unë nuk jap dorëheqjen se s’kam bërë krim.

Manjani: Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi  i ministrit të brendshëm. Ia kanë kërkuar partnerët dhe ai e di
Manjani: E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë çdo standardi

 

 

Comments

Submitted by Jeni te papergj... (not verified) on

LSI eshte e kapur nga elona guri......5000 euro per nje vend pune.....ik pirdhu tani dhe boll bere fushate elektorale se nuk ka filluar akoma me ligj! ...dhe e quan veten parimor ti palaco.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.