Ka prova se Universi është një hologramë

Postuar në 30 Janar, 2017 18:42

Universi nuk është gjë tjetër veçse një kompleksitet hologrami. Në këtë përfundim kanë dalë jnë grup kërkimor shkencor me studius nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia. Në sajë të kërkimeve të bëra nga fizikantë dhe astrofizikantë, duke studiuar parregullsitë në fushën e mikrovalëve kozmike, apo dritës që la pas Big Bang-u dhe krijimi i Universit  vlerësohet se ka prova të forta që mbështesin teorinë e një shpjegimi holografik.

Pra Universi është thjesht pasqyrimi i një realiteti dydimensional, në një horizont masiv kozmik. Profesor Kostas Skenderis nga Universiteti i Southampton shpjegon se është si të shikosh një film 3D në kinema. Ne shikojmë figurat në gjatësi, gjerësi e mbitë gjitha në thellësi, kur në fakt burimi është thjesht një ekran dydimensional.

E njëjta teori është edhe me Universin tonë 3D, sqaron profesori, vetëm se këtu ne mund t’i prekim objektet dhe projeksioni ynë është real nga këndëvshtrimi që kemi. Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyrë t’u japë përgjigje mistereve të tjera për mënyrën se si u krijua hapësira dhe koha.

https://phys.org/news/2017-01-reveals-substantial-evidence-holographic-u...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po eshte e vertete! Edhe shkrimi i mesiperm dhe cdo koment ketu jane halograme, pra nje lloj pasqyrimi i nje bote tjeter reale diku lart ne kozmosin e pafundem. Presidenti Trump, Zoti Lu, Berisha e te tjere, te gjithe jane halograme. Cdo ankese, kerkese, qarje dhe qeshje jane halograme, pra nuk jane reale! Edhe kur beni kaken dhe vjen ere e keqe, edhe kjo eshte halogram! Ne te vertete eshte dikush tjeter qe po dhjet atje lart. Gjithshka eshte halogram! Kjo eshte shkence e vertete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.