Gjermania rikthehet në Balltik

Postuar në 30 Janar, 2017 12:11

NATO publikon sot në profilin e vet në Facebook një video që pasqyron aktivitetin dhe dislokimin e një batalioni shumëkombësh në Lituani. Në video flasin përfaqësues të komandës së trupave, jepen pamje nga stërvitjet, por merren mendime edhe nga qytetarët.
“Ne nuk jemi në gjendje të mbrohemi. Do të doja të kishte më shumë se 1000 trupa”, shprehet një qytetar.

Në video theksohet se batalioni drejtohet nga gjermanët dhe se ai është një ndër katër batalionet e NATO-s në Krahun Lindor, si përgjigje ndaj agresionit rus.
Në këto forca përfaqësohet edhe Shqipëria, ndërkohë që një problem i krijuar së fundmi është edhe në Kosovë. Duket se paqartësia e krijuar nga deklarimet e presidentit amerikan po lihen pas, për të konfirmuar politikën e sigurisë në Europë, të paktën për forcat konvencionale, që ndiqej nga administrata e mëparëshme amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.