Përçahet BDI, mbështetësit e Soros nuk duan qeveri me Gruevskin

Postuar në 29 Janar, 2017 13:48

Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti kanë bojkotuar takimin i cili duhet të vendoste nëse BDI do të hyjë në qeveri me VMRO-DPMNE.  Agjencia macedoniaonline.eu thotë se të tre këta eksponentë të BDI-së janë të njohur si të  lidhur shumë ngushtë  organizatat joqeveritare të  Soros dhe kanë  kundërshtuar formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE. Megjithatë, statuti  i partisë i lejon Ali Ahmetit  të marrë një vendim vetë. Kjo sipas macedoniaonline shpjegon arsyet e braktisjes së mbledhjes dhe se me gjasë  Ahmeti ka vendosur  të hyjë në një qeveri me VMRO-DPMNE.

Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta u panë të  takohen me Zoran Zaev në selinë e LSDM-së në Shkup. Agjencia shkruan se ironia është se si Arifi (kryetar i bashkisë së Tetovës) dhe Bejta (kryetari i komunës së Gostivarit) u zgjodhën në pozicionet e tyre në sajë të suportit nga VMRO-DPMNE. Macedoniaonline.eu pretendon se Bejta ka kërkuar garanci se ai nuk do të shkojë në burg, nëse BDI-së dhe LSDM-formojnë qeverinë. Bejtja akuzohet se vodhi paratë nga buxheti i qytetit për blerjet personale. Sfida e vetme ishte se Zaev këmbënguli që radikalët islamikë nga BESA duhet të jenë pjesë e Qeverisë, por BDI preferoi të përfshijë 2 deputetë nga aleanca shqiptare. http://macedoniaonline.eu/content/view/31138/1/

Mirëpo pas informacionit se delegacioni nga BDI kanë takuar liderin e partisë maqedonase të LSDMS-së,Zoran Zaevin, zyrtarë të lartë nga VMRO-ja, jozyrtarisht kanë deklaruar për disa media maqedonase e se ata kanë një opsion tjetër për të bërë qeverine pa BDI-në, e ajo është VMRO plus BESA, PDSH dhe LR-PDSH. Ata së bashku bëjnë 61 deputet të mjaftueshëm për qeveri. Dhe kështu BDI-ja mund të shkojë në opozitë, informon Zhurnal.mk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.