60 ditë burg për ushtarët që pozuan me simbolin e shqiponjës

Postuar në 29 Janar, 2017 16:10

Top-Channel raporton sot se 7 ushtarët grekë me kombësi shqiptare që pozuan me simbolin e shqiponjës, janë dënuar me 60 ditë burg.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burg.

50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Vendimi i Stefanisit iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty ministri Kamenos ka vendosur ta rrisë dënimin me dhjetë ditë, në kufirin maksimal të juridiksionit disiplinor të ushtrisë. Kjo masë vjen në kohën kur Prokuroria Ushtarake e Janinës është duke i vazhduar hetimet e saj mbi çështjen që bëri bujë në vendin fqinj”, raporton TCh.

Ngjarja ndodhi në Mesolongji dhe krijoi një debat të shkurtër në opinionin grek dhe atë shqiptar.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.