Përputhje inteligjence mes Nishanit dhe Metës. Mbledhin Këshillin e Sigurisë për kërkim personi

Postuar në 27 Janar, 2017 11:50

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar sot përmes një deklarate për shtyp arsyet pse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kërkuar nga ai që në deklaratë cilësohet si Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta:

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Sh. T. Z Ilir Meta, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar (KSK) i është drejtuar Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani për thirrjen në një kohë sa më të shpejtë të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për çështjen “Balili”. Kjo kërkesë vlerësohet serioze, pasi ajo paraqitet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me:

- Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.

- Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.

- Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.

Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit”.

http://president.al/?p=38722

Ky është teksti që ka lënë për arsye takti ndoshta jashtë etiketimin e Balilit si Escobar i Ballkanit. Nga sa shihet mundet të konstatohet menjëherë një element: Ilir Meta dhe Bujar Nishani kanë afinitet, në mos përputhje në nivel inteligjence, sa kohë që formalisht, do të ishte më e udhës që Këshilli të mblidhej për problemin e drogës në tërësi, e jo për kërkimin e një personi. Themi inteligjence dhe jo interesi, pasi Nishani dhe Meta synojnë të njëjtin post, atë ku sot është Nishani.

Për institucionet ligjzbatuese Këshilli nuk ka në dispozicion raporte zyrtare që provojnë moszbatimin e ligjeve, por veëm deklarata, ndërkohë që për problemin e drogës si të tërë ka edhe raporte ndërkombëtare. Është e qartë se Meta kërkon të bëjë një lojë politike për interesin strikt personal dhe vë në lëvizje me këtë rast një organizëm që quhet me emrin kumbues Këshill i Sigurisë Kombëtare, por në të cilin mblidhen po këta që ulërasin në Parlament duke sharë me libër shtëpie.

Comments

Submitted by Labi (not verified) on

U sigurua Meta qe Balili eshte sistemuar dhe tani thote arrestojeni. Ne sarande e kane te fresket pjesmarjen tende ne inagurimin e Santakuarantes, ku jini ortaku me perqundjen me te madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.