Greqia nuk dorëzon 8 ushtarakët turq të grushtit të shtetit

Postuar në 26 Janar, 2017 19:21

Vendimin për të mos dorëzuar në Turqi 8 oficerë turq të cilët kishin mbërritur në Greqi një ditë pas grushtit të shtetit kundër Erdogan, ka marrë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Të 8 ushtarë turq kishte mbërritur në (Aleksandropolis) me një helikopter ushtarak verën e kaluar, pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme "mundësia për anulimin apo zvogëlimin e të drejtave kornizë të të gjithë personave të kërkuar pavarësisht shkallës së fajit apo seriozitetit të veprave penale nuk mund të shtrihet kundër rregullave thelbësore që mbrojnë të drejtat e njeriut". Vendimi i Athinës ka ngjallur reagimin e ashpër të Ankarasë që ka deklaruar se mosdorëzimi i 8 ushtarakëve e do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, duke shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për ushtarakët, të cilët do t' u nënshtrohen procedurave të azilit në Greqi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.