Kreu i AMA-s zbardh pasurinë: Jam i pastër

Postuar në 26 Janar, 2017 11:36

Kreu i AMA-s për të cilin ka nisur një hetim pasuror nga ILDKPI, u ka dhënë përgjigje akuzave për burimin e financimit të pasurive që ai dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi, por pa sqaruar nëse ato çka përmend bien ndesh me pasurinë e deklaruar. I pyetur për akuzat ai tha se janë të frabrikuara dhe se pasuria e tij është e ligshme dhe e justifikuar.

“Unë, Gentian Sala nuk zotëroj në pronësi timen asnjë apartament në Bllok a në ndonjë territor tjetër. Apartamenti që më atribuohet në Bllok është vendi ku unë kam shkuar që foshnjë e sapolindur rreth 39 vjet më parë, është ambienti familjar ku jam rritur dhe ku ende jetoj. E dyta që më përmendët, 4.700 m2 tokë arë në Krujë. Po e zotëroj këtë aset. E kam në pronësi sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve të vendit. Unë në aktivitetin tim përpara se të filloj detyrën në AMA kam punuar në sipërmarrje të ndryshme private dhe sigurisht që të ardhurat dhe kursimet e mia i kam orientuar në blerjen e një toke. Rreth orës që thuhet se është 19 mijë dollarë, për fat ekziston fatura e blerjes 3108 dollarë me kartë krediti në SHBA nga nje i afërmi im që ma ka bërë dhuratë . Bashkëshortja, është vajzë e vetme në një familje të njohur biznesi në Shqipëri, që e ka nisur para 22 viteve aktivitetin në fushën e bizhuterive. Apartamenti në Dajt është dhuratë nga prindërit e bashkëshortes për vajzën e tyre dhe kjo ka ndodhur para martesës sonë”-theksoi Sala në një intervistë për shqiptarja.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.