Media kundër Shtëpisë së Bardhë – lufta “kryesore” e Amerikës

Postuar në 25 Janar, 2017 12:24

Donald Trump e deklaroi personalisht në fjalën e tij para personelit të CIA-s se ai është në një luftë me median. Dhe kjo luftë po krijon një front përballjeje që mund të ketë pasoja për stabilitetin social në ShBA. Së fundmi në media po flitet për një kabinet hije, për raportime paralele që agjenci të ndryshme bëjnë te Jared Kushner, por stafi i Trump i ka hedhur poshtë ato si fabrikime. 

Ndërkohë Bill O’Reilly ka folur për këtë çështje në shown e tij, duke theksuar se ka “një përpjekje të organizuar për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë përpara se ai të mbarojë mandatin”. Protesta e grave sipas tij nuk ishte spontane, por e organizuar nga George Soros. Fjalimet që po ngrihen në nivelin e një narrative të alarmit dhe rrezikut për liritë bazë, po i ngjajnë klimës së histerisë. 

Në themel aleanca është e njëjta: e majta + media, që është instrumentale në këtë përpjekje të paprecedentë që po ndodh. O’Reilly e krahason sulmin me atë që ndodhte ndaj presidentit Bush që erdhi pas administratës Klinton. Por Bush vendosi të shpërfillte mediat, një gjë që Trump nuk e bën dot. 
Shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus deklaroi se ka një obsesion të medias për të delegjitmuar presidentin e ri.
“Nuk do të qëndrojmë duarkryq” tha ai, duke nërë të qartë se kjo kundërvënie do të vazhdojë. 
Një gjë është e qartë: Presidenca Trump ndodhet nën një monitorim ekstrem që nuk bën gjë tjetër veçse shton dozën e pasigurisë dhe ndarjes. Por ndoshta kjo është strategji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.