SHBA e palëkundur për forcimin e NATO-s

Postuar në 24 Janar, 2017 12:08

Në ditën e tij të parë në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis konfirmoi përkushtimin e palëkundur të SHBA-së në rapot me NATO-n. Në bisedat telefonike me zyrtarët evropianë ai  theksoi rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.Mattis, i cili do të jetë i pranishëm  në samitin e NATO-s në muajin shkurt, tha se kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë aleatë për të mbrojtur vlerat e tyre  e fillojnë gjithmonë nga Evropa.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon. Sipas Pentagonit, në bisedën mes tyre u theksua rëndësia e forcimit të NATO-s dhe në veçanti marrëdhënia e ngushtë e SHBA-së dhe Britanisë, e cila do të vazhdojë të reflektohet në strategjinë e mbrojtjes.

Evropa pret nga Pentagoni dhe Departamentit i Shtetit prova të qëllimit të ri të administratës amerikane për sigurinë ndërkombëtare, sidomos pas deklaratave të presidentit Trump për NATO-n. Ai e ka konsideruar të vjetëruar Aleancën dhe ka deklaruar se anëtarët e tjerë do të duhet të paguajnë më shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.