Rilindja e pafytyrësisë: Drejtësi për 21 janarin…Ilir Meta, kandidat i përshtatshëm për president?!

Postuar në 24 Janar, 2017 16:29

Është një njeri me kontribute politike në jetën e Shqipërisë…Është një figurë politike shumë e rëndësishme e Shqipërisë, kështu që si shumë figura të rëndësishme politike të Shqipërisë, mund te jetë kandidat”.

Ky koment është i ministres Milena Harito në një intervistë televizive dhe ai përshkruan vlerat politike të Ilir Metës. Sigurisht, Harito thotë atë që duhet, jo atë që beson. Mendojmë se është kështu për të ruajtur një minimum konsiderate njerëzore për këtë lloj politik, pasi përndryshe përçmimi do të ishte e vetmja marrëdhnie publike. Të flasësh për Ilir Metën në këtë mënyrë, kur pak ditë më parë, kolegët e tu dhe Edi Rama vetë, janë përbetuar për drejtësi për 21 janarin për të gjashtin vit radhazi, kjo është diçka më shumë se pafytyrësi. Këtë lloj gramatike politike e asimilojnë vetëm ata që bëhen bashkë për Shqipërinë Europiane.

Nuk është akuzë për ministren Harito që në thelb është zëdhënëse në këtë proces, por për një moral që fëlliq çdo koncept normal mbi etikën dhe moralin në politikë. Ilir Meta ishte subjekti i videos, padroni politik i Haritos, Edi Rama, cilësoi publikisht se ai vidhte me bllok në dorë, e ndaj shqiptarët duhet të ngeriheshin për “zgjidhjen e re politike” që “Saliu do ta pranojë”. Si vallë sot Ilir Meta na qenka njeri me kontribute? Jepni një përgjigje të paktën për këtë se nuk janë të gjithë kaq delenxhinj që ta kuptojnë.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Pas 1 prillit 2013 kur ne Shkoder erdhen ato karikaturat sllave (Mesic, Tadic , etj) me koordinimin e BE, per te themeluar Rilindjen, te gjitha mediat duke perfshire edhe Respublica.al filluan te trumbetojne kete aleance te madhe duke i dhene rendesine e Lidhjes se Lezhes 1443. Nuk dihen motivet por atmosfera ka qene skandaloze! Eufori, histeri, terbim dhe u anashkalua figura e Metes me gjithe ato probleme qe kishte! Edhe rezultati i votimeve tregonte elektrizimin qe u beri propaganda mediatike njerezve dhe gjithashtu fanatizmin e shoqerise shqiptare! Ne kete ritem edhe qe Meta te behet president eshte natyrale! Tashme po evulojme drejt deleve dhe eshte pak vone per te na hapur syte te cilet politika dhe satelitet e tyre mediatike na i mbyllen dikur me te gjitha metodat!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.