Fundi i rendit liberal – thirrje për një front ndërkombëtar kundër Trump

Postuar në 22 Janar, 2017 17:31

Ironike që kundërshtarët më të mëdhenj të Trump sot janë gjermanët dhe Gjermani, vendi i tij i origjinës. Prej javësh tashmë në media qarkullon një natrativë që e sheh Gjermaninë si alternativë të ShBA-së në mbrojtjen dhe pronovimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. 
Por që të ndërmerret një përpjekje në këtë drejtim, pikë së pari duhet njohur njeriu që ka ardhur në pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kjo mund të jetë bjë nga gjërat më të vështira. Revista e njohur “Spiegel” i kushton në faqen e vet onlie tre shkrimet e fundit nevojës për krijimin e një fronti opozitar ndërkombëtar kundër Trump. 

Donald Trump dhe rendi i ri botëror” titullohet një prej shkrimeve që sheh te presidenca e re amerikane një sulm ndaj Europës. ShBA po tërqhiqet nga ai investim që bëri për 50 vite, duke lënë rrugën të hapur për Kinën dhe Rusinë. Në vëmendje vjen roli i Gjermanisë, vendi që ka një lidere të fortë që mbështet vlerat e Europës solidare dhe që mund të thotë një fjalë me peshë në arenën ndërkombëtare. 
Trump përshkruhet përmes kosntatimeve që janë bërë në kontaktet e emisarëve gjermanë me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, i cili foli me gjuhën e vjehrrit: “Çfarë mund të bëni ju për ne?” Kjo ishte edhe përmbajtja qendrore e njohjes. “Një miks arrogance me naivitet”, citon revista diplomatët gjermanë. 

http://www.spiegel.de/international/world/trump-inauguration-signals-new...

Një tjetër episod: Trump nuk mbante mend dhe as kishte minimumim e taktit të kujtonte se kishte folur në telefon me Donald Tusk dhe jo Juncker. 

Paradoksi tjetër qëndron në faktin se ndërkohë që presidenti amerikan synon të shkallmojë institucionet e rendnit ndërkombëtar, duke filliar me NATO dhe BE, Rusia është e interësuar që OK –ja, një tjetër shënjestër e Trump të mbetet në këmbë. 
Pika e fortë e kësaj çoroditjeje që po provokon kreu i ri në SHBA është suksesi eventual i tij në ekonominë amerikane që mund t’i japë atij kredon dhe të drejtën për të mbrojtur aktet destabilizuese të tanishme. 

Ky president do të bëjë gjithçka mundet që të dobësojë organizatat ndërkombëtare si OKB, BE apo G -20 në mënyrë që të krijojë hapësirë për 
marrëveshje dypalëshe – njësoj si kolegu i tij në Kremlin. Ndoshta kjo do t’i mundësojë atij një mrekulli të vogël ekonomike amerikane, por një shumicë do të paguajë çmimin: më shumë pabarazi globale...minoritete të margjinalizuara. Thellësia e kësja tragjedie do të varet nga shpejtësia me të cilën do të formohen opozitat
”, theksohet në shkrimin me titull: “Koha për një front ndërkombëtar kundër Trump”. 

http://www.spiegel.de/international/world/commentary-an-international-fr...

Cili do të jetë reagimi që pason këtë që ndodhi? Mbetet për t’u parë, por shqetësimi është shumë i madh,  aq sa ai sheh te Trump fundin e një epoke të sigurisë së vlerave. “Spiegel” i ka marrë për këtë qëllim një intervistë historianes Anne Applebaum që i ka vënë titullin domethënës: Protesta nuk mjafton. 

Applebaum thotë se frika e saj është një goditje ushtarake e Rusisë në Europën Lindore, shtrirja e ndikimit të Kremlinit edhe mbi Gjermaninë, gjithnjë me synimin për ta bërë politikën europiane më pak demokratike. Applebaum bën thirrje që Europa, Gjermania, Franca dhe Britania të marrin në dorë mbrojtjen dhe se ato mund të shpëtojnë NATO-n. Lidhur me politikën e jashtme të Trump, ajo bëri një vërejtje të hollë kur u shpreh se “e di nga njerëz afër Trump se Brexit është e vetmja gjë që i intereson sepse i shteoi rrugën atij drejt fitores”. 

http://www.spiegel.de/international/world/anne-applebaum-interview-about...

Ai mund t’i ofrojë një marrëveshje tregëtare Mayt që është në kërkim për aleatë”, thotë historiania, që sjell në vëmendje atë “izolimin e shkëlqyer” që Britani e përdori edhe për të kapur më vonë “marrëdhënien e veçantë” me Amerikën. 

Ndërkohë që bota zien nga të gjitha këto zhvillime Europa, e cila është pika e goditjes dhe njëfarësoj viktima, nuk po reagon. E kapur në befasi nga një zhvillim që bën nul strategjinë e saj dhe parimet e ekzistencës së saj, Unioni nuk po di të gjejë një politikë që të përgjigjet dhe të rimarrë kontrollin e zhvillimeve. Sidomos në çështjen e sistemit pasi tashmë të gjithë besojnë se po vjen fundi i rendit ndërkombëtar liberal. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jared Kushner eshte DHENDRI i Trumpit, jo i biri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.