FYROM apo Maqedoni? Debati zhvendoset edhe me Serbinë

Postuar në 21 Janar, 2017 11:34

Debati për emrin e Maedonisë është zhvendosur edhe në raportet me Serbinë. Pak ditë pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ne me Maqedoninë jemi treguar budallenj”, duke ju referuar pranimit të emrit kushtetues të këtij vendi i cili ka njohur Kosovën, Serbia ka nisur të përdorë emrëtimin Ish-Federata Jugollave e Maqedonisë. Kjo kam sjellë reagimin e Shkupit zyrtar i cili ka përcjellë një notë Beogradit përmes të cilës i kërkon “përdorimin korrekt të emrit kushtetues”. Pra Republika e Maqedonisë. 

“Ne besojmë se provokime të tilla që fyejnë ndjenjat e qytetarëve maqedonas nuk reflekton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”, thuhet në reagimin e palës maqedonase. 

Mirëpo loja mistrece e emrit është shfrytëzuar nga pala serbe për të luajtur diplomatikisht kundrejt një realiteti që është objektiv. 
Ivica Daçiç është shprehur se “Serbia e konsideron termin Republika e Kosovës, fyes”, duke lënë të kuptohet se sebepi  që Maqedonia ka njohur Kosovën, e fyen Serbinë vetëm disa vite pasi kjo ka ndodhur. 

Më tej Daçiç ka shtuar si argument se Maqedonia njihet në çdo organizatë ndërkombëtare me termin FYROM, diçka që nuk ka provokuar reagimin e Shkupit. 

Duhet thënë se këto lloj qëndrimesh nga të cilat synohet të përfitohet një pozicion negociues “parimor”, d.m.th që nuk lëshon gjë, janë karakteristikë e Serbisë. E cila vijoi të mbante emrin Jugosllavi edhe kur prej saj u shkëputën të gjithë, e ndryshoi atë në Unioni Serbi – Mali i Zi duke mos pranuar në asë rast realitetin e shkëputjes së Kosovës, ndonëse vetë termi “Dialogu Prishtin-Beograd” dhe kërkesat për komunat serbe, në fakt provojnë njohjen e shtetësisë së Kosovës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.