6 vjet hartime për 4 vrasje shtetërore

Postuar në 21 Janar, 2017 16:14

"Qeveria shqiptare ka bër maksimumin për drejtësinë e 21 Janarit". Kështu u shpreh sot në takimin e zhvilluar me familjarët e viktimave në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama. Ai bërë e ditur se qeveria do të mbështesë edhe aksionet juridike në Strasburg për të marrë një vendim zyrtar për 21 Janarin si krim shtetëror. 

"Kjo Qeveri ka bërë maksimumin për këtë çështje, por do të vazhdojë detyrën duke njohur edhe de jure, sepse de facto e njohim, si krim shtetëror 21 Janarin, qoftë edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi rigjykimit të çështjes, rigjykim që nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë”, deklaroi ai.

Ky premtim vjen pas vendimit të qeverisë për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave, ndërkohë që në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Aleanca Kuqezi zhvillonte një protestë komike dhe pa kuptim. 

Pavarësisht shfaqjeve të politikës, leksioni kryesor dhe më i vyer i saj është që viktimat e krijuara në protesta që udhëhiqen nga axhendat e politikës janë jetë të shkuara dëm që marketohen si sakrificat për demokracinë.  Tallja për 6 vjet me këtë ngjarje është prova për këtë, njësoj si pranimi zyrtar i Gërdecit si aksident teknologjik, ndërkohë që vetë Berisha në një intervistë e quajti vrasje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.