Trump do të dështojë

Postuar në 20 Janar, 2017 08:37

Duket se ka kaluar edhe në persoanle. George Soros ka folur për presidencën Trump, 24 orë nga inaugurimi. Ai ka deklaruar se institucionet amerikane do të kundërshtojnë presidentin e ri amerikan dhe politikat e tij.

I pyetur për humbjet e fundit në tregje dhe reagimin e tregut, Soros ka ironizuar duke thënë se Trump premtoi se ai do të ulë taksat dhe heqë rregulloret, diçka që është ëndrra e tregut. Sipas tij është e vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë Trump në të ardhmen me ekonominë, pasi as ai vetë nuk priste të fitonte. Trump po krijonte markën e tij në fushatë, thotë Soros.

“Unë personalisht jam i bindur se ai do të dështojë. Jo për shkak të njerëzve si puna ime që do të dëshironin që ai të dështonte, por sepse idetë që e udhëheqin atë janë kontradiktore”, tha Soros në intervistën për “Bloomberg”, duke shtuar se nuk përjashtohet edhe një luftë brenda establishmentit.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.