Hetim penal për Alfred Pezën

Postuar në 20 Janar, 2017 13:12

Çështja e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza zyrtarizohet si objekt pune i hetimit penal. Report Tv raporton sot se “Alfred Peza është vendosur nën hetim për evasion fiskal dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

Në lidhje me këtë çështje sipas të njëjtit televizion sot është paraqitur në prokurori ish-bashkëshotja e tij, Adelin Toli që ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshorin Alfred Peza”, është shprehur ajo.

Çështja doli në dritë pas publikimit të lajmit se Peza ka blerë 1.1 miliardë lekë aksione te Credins Bank. Ai deklaroi se këto janë para të kursimeve të veta, por përkundrejt pretendimeve të tij, në media u pubklikua rroga e tij në kohën kur drejtonte Ora News, 80 mijë lekë në muaj. Pyetja që lind nga i ka siguruar këto të ardhura deputeti Peza? Është e qartë se pagesa e tij reale mund të mos jetë deklaruar, por këtu sërish kemi të bëjmë me deklarime të pasakta të pasurisë, çka e vendos atë në kushtet për t’u hetuar.

http://shqiptarja.com/home/1/pasuriahetim-pez-s-p-r-3-akuza-ish-gruaja-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.