Betohet Trump: Nga sot Amerika do të jetë e para

Postuar në 20 Janar, 2017 19:11

Me pamjen krenare të një fitimtari, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, doli përpara qindra mijëra të pranishmëve përpara Kapitol Hill. Në fjalën e tij të parë si presidenti i 45-t, Donald Tramp e vuri theksin te premtimet kyçe që kishte bërë në fushatë, kthimin e pushtetit te popullit dhe vënien e Amerikës në vend të parë. Dy ishin mesazhet e Trump, Amerika e Para dhe shafosje radikalizmit Islamik.

Sot nuk po transferojmë thjesht pushtetin nga një person në tjetrin. Sot po j'ua kthejme pushtetin ju, popullit. Nga kjo ditë një vizion i ri do të udhëheqë këtë vend, nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e Para.Çdo vendim, për taksat, për emigrantët, do të merret për të mirën e amerikanëve. Do të mbrojmë kufijtë. Do të luftoj për ju në çdo frymëmarrje dhe nuk do t’u tradhtoj kurrë.

Do të riforcojmë të gjitha aleancat si dhe do të lidhim aleanca të reja kundër islamit radikal dhe terrorist, të cilën do ta zhdukim plotësisht nga rruzulli tokësor. S'ka rëndësi nëse jemi të zinj, të bardhë apo te kuq, jemi të gjithë njerëz me gjakun e patriotit. Së bashku do të bëjmë Amerikën të fortë sërish, do ta bëjmë Ameriken të shendetshme sërish, dhe po së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Faleminderit, Zoti e bekoftë Amerikën”-theksoi Trump ndër të tjera në fjalimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.