Në Shqipëri nuk ka opozitë

Postuar në 19 Janar, 2017 12:21

Ben Blushi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku është përqendruar në çështjet e reformës zgjedhore. Blushi tha se ka kohë për votimin elektronik dhe një nga arsyet pse LIBRA, partia që ai drejton e kërkon këtë është edhe se një numër i madh anëtarësimesh në të, bëhen online. I pyetur për koalicionet Blushi tha se kjo është një çështje që do të vendoset nga anëtarësia në të ardhmen, ndërkohë që shtoi se “Shqipëria nuk ka opozitë”.

“LIBRA ka vendosur të bëjë opozitë. Në parlamentin shqiptar janë të gjithë të kënaqur. Por nëse nesër shqiptarëve do t’u jepet mundësia që të votojnë, në masën 70% ata do t’i rrëzojnë partitë e vjetra, PS, PD, LSI, apo kush është tjetër. Sepse këto janë parti që kanë tradhëtuar interesat e atyre që i kanë votuar”, tha ndër të tjera Blushi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.