Pikëpyetjet mbi axhendën e Veliajt, kryebashkiaku mohon udhëtimin me çarter

Postuar në 18 Janar, 2017 18:07

Partia Demokrattike ka ngritur disa pikëpyetje mbi një udhëtim me çarter sipas saj të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë.  Kordinatorja e marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma sqaroi se:

Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9 e 20 të mengjesit është ulur në Rinas një avion çarter i kompanisë AVCON-JET. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris, dhe në bord ishin 3 pilotë, Erjon Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri. Përse Erjon Veliaj e mohon këtë udhëtim? Pse fluturon me çarter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim? Cfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me bashkinë? A është i lidhur biznesmeni i çarterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?

Por bashkia e Tiranës e konsideroi këtë deklaratë një shpifje duke publikuar biletën e udhëtimit drejt Milanos dhe jo Parisit si dhe dy linqe nga aktivitetet e kryebashkiakut në 16 janar. Sipas Bashkisë, Veliaj pasi inspektoi punimet e një kopshti udhëtoi për në Itali me një kompani fluturimi “lou kost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet aty prej disa ditësh dhe në mbrëmje është kthyer në Tiranë.

Vetë kryetari i bashkisë shfrytëzoi një aktivitet propagandistik për të lexuar axhendën e ngjeshur të ditës së hënë, ku sipas tij ka qenë përgjatë gjithë kohës në Tiranë. Ai akuzoi Partinë Demokratike për shpifje dhe nën kostumin e politikanit, siç e cilësoi veten, shprehu keqardhjen që Shqipëria është pa opozitë.  Por kryebashkiaku nuk u dha përgjigje pyetjeve edhe nëse ato janë të gabuara apo të sajuara, nuk mohoi njohjet me biznesmenin në fjalë dhe nuk provoi nëse ka udhëtuar ose jo me çarter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.