CIA hedh online 13 milionë faqe dokumente. UFO-t, politika dhe projekti Stargate, ndër më interesantët

Postuar në 18 Janar, 2017 23:45

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA ka deklasifikuar 13 milionë faqe dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion online. Vëzhgimet dhe raportimet për UFO, eksperimente nga programi Stargate, janë disa nga publikimet që kanë ardhur pas kërkesave të shumta dhe detyrimeve që rrjedhin nga liria e informacionit. Arkivi i plotë përbëhet nga 800 mijë dosje. BBC-ja raporton se një nga fragmentet më ta pazakonta është ai që ka të bëjë me projektin Stargate që trajtonte fuqitë psikike dhe perceptimet ekstrasensoriale.

Në këtë kuadër interes zgjojnë të dhënat për testimet me Uri Geller, në vitin 1973, një person të cilit i atribuohen fuqi telepatike.  Geller u vu në provë dhe nga CIA u pa se ai ishte në gjendje disa herë që nga një dhomë e mbyllur të riprodhonte me saktësi vizatime pa i parë ato. Kërkuesit u detyruan të pranojë se ai “demonstroi aftësinë e tij perceptive paranormale në një mënurë bindëse dhe të qartë”.

Edhe dosjet për UFO-t zgjojnë interes pasi me aksesin e plotë që jepet në arkivëne  CIA-s do marrin përgjigje të gjitha ato teori konspiracioni që thuhet se përbëjnë narrativën bindëse për rreth 50% të amerikanëve.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-38663522?ocid=socialflow_faceboo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.