QSUT akuzohet zyrtarisht për diskriminim ndaj fëmijëve me leuçemi

Postuar në 17 Janar, 2017 11:37

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka akuzuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” “se ka dikriminuar kundër fëmijëve të sëmurë me leuçemi duke i mohuar akses ndaj një medikamenti”.
Ky lajm raportohet nga “reporter.al” që thotë se mendimi i komisionerit është bërë zyrtar më 29 dhjetor të vitit 2016. 

Vendimi i Komisionerit vjen pas një kërkese të bërë në Gusht 2016 nga dy organizata joqeveritare, “Together for Life” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të kryer një hetim administrativ ex-officio, mbi diskriminimin e fëmijëve të sëmurë për shkak të mungesës së barit L-Asparaginase në Pavionin e Onkohematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Gjatë kësaj periudhe QSUT kishte argumentuar se mungesa e ilaçit kishte ardhur si pasojë e dështimit të procedurave të prokurimeve. Dy organizatat e kishin hedhur poshtë justifikimin e QSUT-së, duke argumentuar se dështimi i procedurave të prokurimit lidhej me fondin e vogël limit të vënë në dispozicion nga spitali për këtë medikament. Drejtoria e QSUT-së që nga periudha e dështimit të disa procedurave të prokurimit për këtë bar ka qenë në dijeni se ky bar nuk ka qenë i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe përsëri nuk ka marrë masat për të vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë për këtë mungesë,” shkruan Komisioneri në vendimin me nr. 196 të marrë në fund të dhjetorit”
raporton “reporter.al”. 
Të vihet re se argumenti I QSUT-së neglizhon një problem shumë serioz, sa kohë tanimë nuk kemi të bëjmë me spekullim, por me një konstatim përgjegjësie që në rastin e një të sëmuri kthehet në faj. 

Komisioneri vlerëson se Drejtoria e QSUT-së për vetë kohën e gjatë që ka pasur në dispozicion (periudha 2015 – 6.2016) duhet të kishte gjetur hapësirat institucionale dhe ligjore (ashtu siç siguroi furnizimin pas datës 14.09.2016) për t’u siguruar pacientëve fëmijë medikamentin në kohën e duhur”, vlerëson Komisioneri.  
E gjithë kjo praktikë ka çuar në diskriminim të tërthortë, mirëpo refuzimi i aksesit ndaj ilaçeve për fëmijë të kësaj kategorie është një sjellje që nuk kapërdihet kollaj. Probleme, mjekësia dhe sistemi shëndetësor do të ketë përherë, jo vetëm në Shqipëri. Por kur qendra më e madhe akuzohet zyrtarisht se me mosveprimet e veta ka krijuar kushtet për diskriminim për fëmijë, atëherë një reagim kërkohet dhe është të paktën njerëzor. Pasi edhe të pagabaueshmit dhe duket se gabojnë. Dhe jo pa pasoja madje. 

https://www.reporter.al/spitali-nene-tereza-diskriminoi-femijet-me-leucemi/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.