Përplasje Rusi-SHBA për Kosovën, BE jashtë loje

Postuar në 17 Janar, 2017 17:30

Tre ditë pasi Serbia nisi për në Kosovë trenin e blerë në Rusi  me mbishkrimin "Kosova është Serbi", Moska ka bërë komentin e parë zyrtar për përplasjen deri më tani diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto tensione janë duke u krijuar në një masë të konsiderueshme nga politikat e ndjekura nga ata që kanë imponuar të ashtuquajturat vlerat evropiane në një mënyrë të re, të modernizuar post të krishtere në të gjithë popujt e Ballkanit. Ai tha se BE-ja duhet të zbusë situatën dhe kërkoi që forcat e Kosovës të mos jenë të pranishmë në veri të Mitrovicës.

Ka ardhur koha të kuptojmë rëndësinë e shmangies së një konflikti ushtarak. Unë shpresoj se gjithkush e kupton se nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë ndërkohë që tensionet në Ballkan po rriten në mënyrë drastike. Forcat e shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të jenë të pranishme në veriun e Kosovës të banuar me serbë- deklaroi Lavrov.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila i dha mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës. Përmes një deklarate, Ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.

Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit -thuhet në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.