Mesatare “6” në Fakultetin Ekonomik

Postuar në 17 Janar, 2017 08:44

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një skandal sipas saj që ka ndodhur me pranimet e studentëve të rinjë në Fakultetin Ekonomik. 

Mesatarja minimale në të katër programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë për vitin akademik 2015-2016 varion nga 9.22-9.89, ndërsa për vitin 2016-2017 ajo është ulur jashtë çdo pritshmërie, pasi varion nga 6.08-6.92”, shkruan gazeta. 
Arsye për këtë rënie jepet çorganizimi me regjistrimet në mesin e muajit tetor pasi sipas dekanit Dhori Kule “tejzgjatja e regjistrimeve dhe paniku që i kapi kandidatët se mos mbeten pa shkollë solli një deformim të cilësisë së kandidatëve që janë pranuar”.
Por kjo nuk mbaron këtu. Kule duket se ka një “marifet” për të korrigjuar këtë që ndodhi. Dhe kjo bëhet përmes transferimeve.

Ne kemi vendosur që vitin tjetër, ata kandidatë që na kanë ikur në fakultete analoge, pra në fakultete ekonomie, do t’i marrim nëpërmjet transferimeve”, citon “GSh” dekanin Kule.

http://www.balkanweb.com/site/skandali-me-pranimet-te-ekonomiku-mesatarj...

Këtë pohim të dekanit Ministria e Arsimit nuk e ka pranuar siç thotë gazeta dhe një paralele me këtë sjellje mund të hiqet me rastin e protesta e të fundit të maturantëve për gabimet në sistemin e provimit. Ministria e menaxhoi tensionin duke bërë thirrje për qetësi dhe ndjekje të të gjitha hapave. Por për mesataren duket se kemi të bëjmë me një fakt, i cili bie ndesh me ambiciet e qeverisë që lidhen edhe me medataren në këtë fushë. Në 65 vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha: 

Një ankth i madh e ka përfshirë shoqërinë se ata me mesatare 5 nuk marrin dot një diplomë e nuk bëhen dot inxhinierë. Kjo e ka gjetur vendin. Mesatarja gjashtë, është një nivel qesharak në ambicien tonë, por është vetëm fillimi një procesi që duhet ta kthejë rrugën drejt dyerve të universitetit drejt atyre që e meritojnë të hyjnë në universitet”, tha asokohe kryeministri Rama.

http://www.kohajone.com/2016/11/01/rama-reforma-ne-arsimin-e-larte-ka-dh...

Comments

Submitted by Eni (not verified) on

Qeverija e ka masataren nen 5-se , pse kerkoni ta kete Universiteti mbi 6 ?
Kryeministri thone qe eshte piktor, ministrja e arsimit mesuese gjimnazi ( drejton Profesoret, doktoret studiusit e Universitetit), Ministraj e kultures frengjisht folese, (asnje kontribut studimor ne kulturen dhe ne art ), ministri financave me anglishte ( nuk jam e sigurte nese e di konceptin e probabilitetit dhe tabelen e shumezimit), ministri i integrimit nuk di cili eshte koncepti i integrimit. Ministri i drejtesise s'ka punuar kurre as gjykates as avokat . e keshtu vazhdojme pa fund njerez qe nuk kane punuar kurre ,saper te studjuar jo e jo.
Saper Dekanin Kule mesatarja 6 e studenteve eshte deshtimi i veprimtarise se tij akademike dhe administrative. Te largohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.