Dëshmon atentatori i Stambollit, të implikuara edhe shërbimet e huaja (foto)

Postuar në 17 Janar, 2017 12:03

34 vjeçari nga Uzbekistani i dyshuar si autori i masakrës në lokalin Reina të Stambollit natën e ndërrimit të viteve ka dëshmuar se është ai që ndërmori sulmin me 39 të vdekur.  Sipas guvernatorit të Stambollit, Masharipov, i ciliflet katër gjuhë  të huaj kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Turqi. CNN Turk raporton se policia e dinte strehën e autorit dhe ishte   përgatitur prej për tri ditësh për të gjetur kohën e duhur për aksionin e arrestimit.
Spas mediave turke, në sulmin terrorist të Stambollit janë të implikuara edhe shërbime të huaja. Bashkë me 34 vjeçarin janë arrestuar edhe 39 persona si të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist. 

Policia turke ishte në kërkim që prej 1 Janarit duke patur në dispozicion një video dhe disa foto nga autori i dyshuar. Sipas gazetës "Hurriyet" njeriu që dyshohet se vrau 39 klientët e klubit "Reina" natën e Vitit të Ri, quhet Abdulkadir Masharipov dhe u arrestua në lagjen Esenyurt bashkë me djalin e tij.

Nga foto që "Hurriyet" boton duket një njeri me tipare aziatike dhe profil të ngjashëm me atë që kishin shpallur në kërkim autoritetet. Përgjegjësinë për sulmin në Stamboll e ka marrë Shteti Islamik në deklaratën e të cilit thuhej se: "Në vazhdën e operacioneve të bekuara që kryen nga Shteti Islamik kundër mbrojtësit të kryqtarëve, Turqisë, një ushtar heroik i kalifatit ka goditur një nga klubet e natës më të famshme ku festohet nga të krishterët".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.