E sigurtë: Shqiptarët adhurojnë në masë vetëm Nastradinin. Të tjerët spekullojnë

Postuar në 16 Janar, 2017 18:51

Sot deputeti Alfred Peza ka dhënë një deklaratë për mediat mes të cilave tha:

"...Jam një burrë 50 vjeç. Kam 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka 23 vjet që punon. Do të doja t’ju sillja në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës. Ishte 30 vjeç dhe kishte punuar vetëm 4 vjet. Ka deklaruar pasuri mbi 1 mln euro, 300 mijë dollarë më shumë se sa unë. Alfred Peza ishte i adhuruar nga të gjithë. Sapo hyra në politikë u bëra delja e zezë. Pasuria e familjes së Alfred Pezës pas 2013-s është shtuar me zero lekë përveç të ardhurave nga interesat bankare dhe të ardhurat e mia si deputet dhe bashkëshortes si punonjëse të Ministrisë së Jashtme. Unë kam qenë kandidati i parë si deputet i Rilindjes, i ardhur si model i shoqërisë civile. Këtë ka filluar media të quajë skandal?"

Që ka zili dhe të madhe madje kjo nuk do mend të kuptohet. Edhe që kjo çështje do trajtuar në rrugë ligjore para se personi të përflitet edhe kjo patjetër që ka bazë. Por që kur ishte gazetar Alfred Pezën e adhuronin të gjithë, këtë nuk e mbulon dot 1 miliardëshi. Në Shqipëri adhurimi i sinqertë shkon për Nastradinin se "na i hodhi të gjithëve". Po vështirë se kanë adhuruar ndonjë gazetar, qoftë ky edhe Peza, i cili është i bindur se e kanë adhuruar të gjithë. Mos more zoti Peza se e ke bindje me një burim këtë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.