Treni serb parakalon "karvanin" e Berlinit

Postuar në 15 Janar, 2017 12:52

Janë më shumë se 3 mbledhje të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës dhe po ashtu disa takime të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që krijuan përshtypjen se Ballkani po tejkalon terrenin e minuar ku kanë ecur marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve apo vendeve të tjera. Por mjaftoi ndalimi i Haradinajt në Francë dhe treni i nisur nga Serbia në drejtim të Mitrovicës për të kuptuar se sa afër është konflikti shqiptaro-serb dhe se procesi i Berlinit nuk ka çuar përpara pajtimin mes shqiptarëve e serbëve.

Në deklaratën e përbashkët të vendeve që përbëjnë këtë nismë thuhet se “Të gjithë pjesëmarrësit nënvizojnë nevojën e zgjidhjes ë çështjeve të rëndësishme dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur në interesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, ritheksuan vendosmërinë e tyre për të rigjalëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve”.

Por as ky proces dhe as vizitat e kryeministrit Rama në Beograd nuk kanë ftohur kokat e nxehta të Beogradit dhe as nuk bënë të mundut që Serbia të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Reagimet e para për ndalimin e trenit e kthejnë situatën në llogoret e një gatishmërie lufte. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson që Serbia ka marrë një leksion, kur bëhet fjalë për provokimet. Reagimi i Thaçit ka ardhur pas veprimeve të djeshme të autoriteteve serbe të cilat e kishin nisur një tren në drejtim të Kosovës me mbishkrime provokuese, dhe ndalesës së bërë nga autoritetet në Kosovë.

Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Ka reaguar edhe Beogradi që është munduar të shesë si maturi të lidershit të Serbisë, ndalimin e trenit. Ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “dhuna kundër serbëve në Kosovë nuk do të tolerohet”. Ai ka vlerësuar reagimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiç në situatën e ndalimit të trenit duke thënë se  situata në veri të Kosovës do të vinte deri në një konflikt i përgjakshëm po të mos kishte qenë reagimi i tij i mençur. Nga Tirana zyrtare nuk ka ende asnjë reagim, jo vetëm si mbështetëse e dialogut por edhe në kuadër të nismës së Berlinit ku të dyja vendet janë pjesë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.