Zelli prej militanti i një profesor doktori

Postuar në 14 Janar, 2017 15:46

Doni një model të zyrtarit që në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pjesë e shtetit? Ky është Fatos Klosi. Ka kaluar 15 vjet qëkurse politika e kohës e dëboi nga detyra e Shefit të Shërbimit Informativ dhe sërish në këtë tagër, me këto kredenciale, Fatos Klosi jep intervista me autoritetin e rremë të atij që di patjetër diçka për gjithçka.

Kjo s’është normale as për zotërinë por as për cilësimet e atyre që e intervistojnë. Të marrim intervistën e sotme të Klosit për gazetën “Sot”(http://www.gazetatema.net/web/2016/11/10/sulme-terroriste-gjate-shqiperi...). 

Ai flet për korrupsionin në CEZ, kuptohet për pjesën e privatizimit që akuzon Berishën, vazhdon me reformën në drejtësi, këmbëngul që ishte gjë e mirë që u ndalua prokuroria të sekuestronte bazën e të dhënave të ILDKPI-së për pasurinë e zyrtarëve të lartë, ecën më tej me sulme ndaj Presidenti të Republikës, e në fund flet edhe për marrëdhëniet me Serbinë.

Një pyetje: Ç’lidhje ka kjo larmi tematike me detyrën e ish-shefit të shërbimit sekret? Kemi dëgjuar tashmë sesi prononcohen zyrtare të shërbimeve sekrete. Ata dinë që ndonjëherë edhe duhet të thonë: Nuk mund të komentoj për këtë çështje. Jo ore jo. Z. Klosi nuk ndalet. Ai mban mend që nga sirtarët e prishur që gjeti  në SHISH në vitin 1997 për të vazhduar me hipotezat gjeostrategjike për rajonin, SHBA-në, pa harruar kuptohet, dashurinë e tij kryesore: Kujdesin që dosjet të mos hapen.

Mirëpo një kriter minimal këtu duhet të ketë, tani që edhe kryeministri ne sekretarin për dixhitalizimin po flasin për shtrembërimin e së vërtetës nga lajme të paverifikuara . Ta zëmë z. Klosi flet për korrupsionin në çështjen e CEZ, por për këtë çështje ka hetime. Dhe si ish-zyrtar që ka operuar me kryqëzimin e informacionit sikur nuk i lejohet shumë që të flasë vetëm me gjykime. Nëse ka prova apo të dhëna le të veprojë zotëria si ai ish-nëpunësi i shërbimit britanik që qëndisi raportin e fundit për Trump. Do të ishte më profesionale. Apo mos vallë zotërinë nuk e begenisin më shumë sesa gazetat?

Nuk ka asgjë të keqe në këtë zellin prej militani të një profesor doktori, apo që mban tituj të tillë. Çështja është që të sqarohet prezantimi publik në kësi rastesh: Kështu siç flet zotëria, me siguri që i shkon më shumë kredenciali i ish-anëtarit të LSI-së.  Që të dinë të gjithë se kush realisht po flet. Përndryshe një shef – shërbimi sekret duhet të ketë kufizime me ligj për numrin e intervistave që jep gjatë jetës, e që nuk ka sens të jetë mbi 10 000.

Shaptilografisti 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Llafet e ketij birbos Klosi jane bere si pordhet e Shakës dhe ky nuk e merr vesh qe kur u mbetet ndonje qoshe e bardhe gazetave u kujtohet birbo Klosi dhe thone, e mo futi nje tel atij profesor doktorit se e ka gati gjithmone nje pordhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.