FMN shikon fitore të së majtës. Kërkon “marrëveshje të re pas zgjedhjeve”

Postuar në 14 Janar, 2017 10:56

Përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaron në një intervistë të sotme për “Monitor” se fondi është i gatshëm të ripërsërisë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. 

Siç e dini, marrëveshja aktuale përfundon në fund të muajit shkurt 2017. Megjithatë, marrëdhëniet midis qeverisë dhe FMN-së përfshijnë politikën e dialogut, asistencë teknike dhe trajnim.

Ne kemi një program jashtëzakonisht aktiv për të ndihmuar Ministrinë e Financave dhe organet tatimore në forcimin e kapaciteteve të tyre dhe përmirësimin e aftësive të tyre administrative. Kjo do të vazhdojë. Ne do të angazhohemi me qeverinë për politikat fiskale dhe reformat strukturore. Ne gjithashtu jemi të gatshëm për të diskutuar një marrëveshje të re pas zgjedhjeve, nëse qeveria do të dëshirojë të ndjekë këtë rrugë”, tha ai. Çka nënkupton se fondi shikon një fitore të kësaj mazhorance. 

http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/fmn-jemi-te-gatshem-per-nje-marrevesh...

Reinke ka bërë vlerësime pozitive për ekonominë shqiptare, rritjen e saj, masat e marra nga qeveria dhe buxhetin e ri. Më herët është folur se qeveria nuk ka ndërmend të përsërisë marrëveshjen me fondin që mundësoi marrjen e një borxhi prej tij në 3 vite. Kryeministri ndërkohë ka deklaruar se bëhet fjalë për “një marrëdhënie të re”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.