Pro rus nuk do të thotë pro Putin. Presidenti çek nën shënjestër titujsh nga “The Washington Post”

Postuar në 12 Janar, 2017 14:07

Miloz Zeman, president i Çekisë, është ftuar në SHBA nga homologu i tij Donald Trump. Ai I ka dhënë një intervistë gazetës “The Washington Post” ku insistohet me pyetje pa thelb nëse Zeman është apo jo prorus. Pse ai është kundër sanksioneve ndaj Rusisë etj..

Po ngjan si sëmundje autosugjestionuese: prorus. Mëkati i ri i shekullit të 21-të, i Pax Americana-s. Pro rus mund të bëhesh edhe duke lexuar Dostojevskin, Bulgakovin, duke admiruar Tarkovksin por edhe duke lexuar për Stalingradin ku u takua njerëzimi në pikën e vet më të errët. Dhe nisur nga ajo qw ka nw mendje gazetari qw bwn pyetjet, mund tw kujtohet se Pro rus ishte edhe Sollzhenicin.

Gazeta qëllimisht barazon të qenit Pro rus me Pro Putin, diçka që nuk ka shenjë barazimi në asnjë mënyrë. Zeman që flet fare hapur për atë që mendon, që nuk i ka mendimet edhe për myslimanët, kuotime në busën e korrektesës politike, ka marrë si dhuratë nga shtëpia e fjalës së lirë një titull pezhorativ që flet për bacilin imun që ka hedhur rrënjë në establishmentin amerikan të pëërfaqësuar nga nobelistët e paqes së vënë me dronë.

https://www.washingtonpost.com/world/europe/meet-the-pro-russian-anti-mu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.