Parlamenti turk, arenë grushtash dhe sharjesh (Video)

Postuar në 12 Janar, 2017 09:37

Në fushëbetejë me grushta  dhe sharje u kthye të mërkurën në mbrëmje  parlamenti turk gjatë  gjatë debatit për rishikimin kushtetues që synon që të zgjerojë kompetencat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Përplasja fizike përfshiu anëtarët e AKP-së në pushtet dhe deputetët e partisë opozitare kryesore (CHP). Anëtarët e partisë së Erdoganit argumentojnë se ndryshimet kushtetuese promovojnë qeverisjen e fortë dhe se kjo është thelbësore në mënyrë që të shmangen situatat e destabilitetit të së kaluarës.

Në të kundërt, deputetët CHP dhe pro-kurde HDP kanë frikë se ndryshimet synojnë të forcojnë autoritarizmin. Ajo që shkaktoi tension ishte momenti i votimit. Deputetët e  CHP reaguan kur panë deputetët AKP t’u shmangen procedurave që përcaktohen në raste të tilla.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.