Tillerson: Dialog me Rusinë, por do rekomandoja përgjigje më të fortë për Krimenë

Postuar në 11 Janar, 2017 16:12

Rex Tillerson, kandidati për Sekretar i Departamentit të Shtetit në SHBA, është prezantuar sot para Senatit për të dhënë shpjegime për politikën e jashtme amerikane. Krejt ndryshe nga sa është percpetimi mbi Trump, Tillerson, ka folur për veçanësinë amerikane, për vlerat e SHBA-së, duke nënvizuar se “prioriteti kryesor do të jetë mundja e ISIS”. 

Kur çdo gjë është prioritet, atëherë asgjë nuk prioritare”, tha Tillerson.

Ai ka folur për nevojën e forcimit të aleancës perëndimore, për riafrimimin e lidershipit amerikan, duke kritikuar dobësitë e këtyre dekadave.

Ne duhet të merremi me atë që shohim dhe jo me atë që shpresojmë”, shtoi ai. Duke u referuar Lincoln, Tillerson tha se të drejtat e njeriut janë një fjalëkyçe për Politikën e Jashtme amerikane, një pozicion ky që sqaron shuëmçka nga tollovia e fushatës elektorale. 

Ai ka njohur diferencat me Rusinë, por ka deklaruar se duhet dialoguar me Kremlinin.

Më poshtë seanca dëgjimore live:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.