Inagurime ideatorësh dhe historish politike të projektit Rama

Postuar në 11 Janar, 2017 14:22

Në Tiranë nisi shtrimi i pllakave të bulevardit të ri, një zgjatim i bulevardit ekzistues që nis nga ish-stacioni i Trenit dhe vijon drejt Paskuqanit. Një projekt i domosdoshëm dhe i vonuar për Tiranën që siç u tha ka ekzistuar që në kohën e Mbretit Zog dhe i riparë si në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit dhe më vonë, gjatë qeverisjes së Fatos Nanos për të marrë formë konkrete gjatë drejtimit të Bashkisë nga ish-kryetari Lulzim Basha, i cili pati meritën e vetme që nisi veprimet në terren.

Fatkeqësisht puna e radhës u përdorur politikisht nga inaguruesit e radhës, jo më shumë për vlerën publike që ka si investim, por për të lartësuar edhe njëherë figurën e kryeministrit, duke ia veshur atij idenë për ndërtimin e këtij bulevardi. Një gjë që di ta bëjë shumë mirë kryebashkiaku Veliaj, që njihet ndryshe edhe si beniamini politik i zotit Rama. Në fjalën e tij kryebashkiaku foli për një frymëzim që buron nga idetë e kryeministrit, të cilat ndonëse 11 vjet në krye të bashkisë së Tiranës nuk u konkretizuan, përveçse në bojatisje fasadash dhe gradaçela apo dhe punë të tjera komunale, por jo bulevardi i Ri.

Jam i obsesuar për këtë projekt, e kam marrë bashkinë  i frymëzuar një nga tjetër kryetar bashkie, po ashtu i obsesuar për të mirën publike, kryeministri Edi Rama. Familja jonë e ngushtë, stafi i bashkisë që ka vite që investohet që në kohën kur Rama e vendosi në vitin 2003, në masterplanin e Tiranës bulevardin e ri, shumë i kam njohur në fushatën e vitit 2011, të gjithë e dinë se si u transformua fitorja, por të gjithë e dimë se ideja për bulevard që shkonte deri në parkun e Paskuqanit, se si ajo ide ndaloi me fitoren tonë në 2011 -deklaroi Veliaj.

Nuk ka asgjë suprizuese në diskursin publik të Erion Veliajt në këtë drejtim sepse ai dhe stafi i tij janë pjesë e projektit të kryeministrit për të drejtuar pushtetin nën flamurin e një partie të caktuar politike. Dhe në këtë kontekst Erion veliaj është si të thuash edhe sekretari politik që shkruan historinë politike të Edi Ramës, duke e paraqitur publikisht njëherë si dhjetorist dhe tashmë si ideatorin e ndryshimeve të mëdha të Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.