Që Gjermania të mbetet Gjermani

Postuar në 08 Janar, 2017 12:19

Deutsche Welle raporton sot për një nismë të kryeministrit të Bavarisë, Horst Seehofer, e cila synon një politikë të re për emigracionin. Agjencia i referohet lajmeve të botuar në një gazetë të landit, “Münchner Merkur”, e cila publikona qarkoren e haruar nga Seehofer me titullin: “Që Gjermania të mbetet Gjermani”. 

“Seehofer-i ka kërkuar pas sulmit të Berlinit një përshtatje të politikës së azilit. Qarkorja sipas gazetës "Münchner Merkur" pritet të plotësohet me shumë propozime të veçanta që kanë përpiluar ministrat bavarezë përgjegjës për sigurinë me deputetë të Bundestagut dhe të parlamentit të landit. Një ndër pikat themelore të qarkores së Seehofer-it është sipas gazetës pranimi i refugjatëve në Gjermani, sepse "pranimi i atyre që kanë nevojë për mbrojtje është një imperativ i përgjegjësisë së krishterë dhe humanitare". Shteti duhet të veprojë me "zero tolerancë ndaj ksenofobisë, racizmit dhe antisemitizmit". Por në qarkore ngulet këmbë për një kufi maksimal prej 200,000 refugjatësh në vit që mund të pranohen në Gjermani. Kjo mund të zgjidhet me anë të këtij sistemit të kuotave në të gjithë Evropën”, referon DW. 

 Po kështu në qarkore parashikohet edhe “kufizimi në mënyrë rigoroze i bashkimit familjar për refugjatët”, që është një nga praktikat më të përdorura për depërtimin legal në vendet pritëse. 
Po kështu ai çmon si shembull të mirë marrëveshjen me Turqinë, e cila duhet të ndiqet edhe me vende të tjera, por pa i kushtëzuar ato me integrimin në BE. Kryeministri bavarez bën thirrje për shtimin e programeve të ndihmës për vendet e treta, sidomos në Afrikë prej nga ku ka fluksk emigrantësh. Duket se koha e artë e emigrimit si mënyrë për t’ë përfituar mga sistemi social i vendeve të zhvilluara ka marrë fund. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.