ISIS godet edhe në Jeruzalem, kamioni shtyp turmën e ushtarëve (Video)

Postuar në 08 Janar, 2017 17:46

Një palestinez përplasi kamionin e tij me një grup ushtarësh izraelitë në një rrugë për këmbësorë në Jeruzalemin perëndimor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë në një sulm të qëllimshëm. Disa orë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se autori i sulmit ishte një mbështetës i Shtetit Islamik. "Ne e dimë identitetin e agresorit dhe sipas të gjitha indikacioneve, është një mbështetës i Shtetit Islamik” tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë.

Policia ka identifikuar autorin, një palestinez nga Jeruzalemi lindor, të cilin tha se e ka "neutralizuar". Në xhami e kamionit duken shenjat e 12 plumbave që janë qëlluar mbi autorin e sulmit. Viktimat ishin tre gra dhe një burrë,  të gjitha 20 vjeçarë.  Videoja e mëposhtme tregon momentin kur kamionin merr përpara grupin e ushtarëve që ishin duke pritur për të hipur në një autobus. Skena është tronditëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.