Byroja e Sigurimit refuzon auditimin  e pagesave për aksidentet

Postuar në 08 Janar, 2017 22:36

Byroja Shqiptare e Sigurimit nuk i bindet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të bërë auditin e mënyrës se si  Fondit i Kompensimit ka bërë pagesat për aksidentet. Në një urdhër të nxjerrë nga bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Byrosë i lihej afat deri në fund të tetorit për të përzgjedhur një kompani ndërkombëtare e cila do të kontrollonte veprimtarinë e Byrosë që lidhej me pagesën e dëmeve ndaj palëve të treta.

Në një letër dërguar Autoritetit në datën 5 dhjetor, Byroja shprehet se nuk ka gjetur një kompani ndërkombëtare që të sillte një ofertë me kosto të përballueshme prej saj. Po kështu, ajo nuk i është bindur as kërkesës së AMF-së për të bërë emërimin e një drejtori në krye të saj, pasi prej muajsh ka një drejhtor të komanduar.

Për këtë aryse Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare me një urdhër të dytë shprehet që e njëjta kompani që do të auditojë Byronë duhet të bëjë dhe kontrollin e pagesave të fondit të kompnesimit. Një muaj më parë emisioni stop në tv klan denoncoi disa raste të cilat kishin vite që prisnin dëmshpërblimin nga byroja, por nuk i kishin marrë paratë edhe pse kishin një vendim gjykate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.