2022, një “fener i kuq” do të shfaqet në qiell

Postuar në 08 Janar, 2017 16:07

Astronomë të Calvin College parashikojnë një ngjarje të veçantë e cila do të mund të vëzhgohet me sy të lirë nga toka. Në takimin e Shoqatës Astronomike Amerikane, të premten, astronomi  Larry Molnar, tha se rreth vitit 2022, një yll binar në konstelacionin Cygnus do të shpërthejë duke krijuar një Nova të kuq. Pasoja e këtij shpërthimi do të duket me sy të lirë nga toka në formën e një feneri të kuq, diçka që padyshim do të mahnisë njerëzit që do ta shohin.

KIC 9832227 përbëhet nga dy yje që orbitojnë ndaj njëri-tjetrit me një periodë që aktualisht arrin në 11 orë. Ata po shkojnë drejt bashkimit në një spirale që çon drejt shpërthimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.