Flamuri i ISIS në fshatrat shqiptare?

Postuar në 07 Janar, 2017 13:06

Shqiptarja.com shkruan sot për alarmin e terrorizmit që pikaset në Shqipëri. Gazeta referon të përditshmen italiane, Repubblica, e cila vetë i referohet shërbimeve italiane. 

“Alarmi vjen nga Shqipëria. Shërbimet tona të Inteligjencës sikurse edhe ato të vendeve perëndimore kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS. Dhe rastet e radikalizimit po shtohen duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar dhe në veçanti Puglia.
Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupet ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, referon shqiptarja.com gazetën italiane. 

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Qarqeve greko-serbe po u shtohen qarqet franko-italiane! Na urrejne sepse na kane zili prandaj perpiqen te na njollosin me lloj lloj shpifjesh! Kot e kane , neve nuk na plas!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Artan, te lutem a mund te me shpiegosh pak me gjate, perse "qarqet franko-italiane" na kane zili?

Submitted by Artan (not verified) on

Mendoj se na kane zili sepse kemi force per te qene vetvetja si komb dhe te pavarur! Po krijojme stabilitet si shtet te cilin e gjeneron patriotizmi dhe ndjenja kombetare! Nuk jemi si popujt perreth nesh qe jane servile dhe pershtaten sipas interesit ose me mire te them nenshtrohen! Edhe Serbia qe mbahej si e forte u thye! Tani eshte bere loloja e BE-se!
Franca dhe Italia i kane humbur busullat e identitetit kombetar, ata po kthehen ne shtete me popullsi te perziera ne kultura e mentalitet dhe po humbasin lavdite e dikurshme! Kjo nga politikat pershtatese qe u duhet te bejne ne BE! Kurse Shqipetaret perdite e me teper ndihen krenare per identitetin e tyre kombetar! Dhe kjo u jep force perdite e me teper te jene ne gjendje qe te munden te bejne gjera pozitive per vendin e tyre! Kjo krijon edhe xhelozi tek ato vende te cilan na duan vetem kur jemi inferiore ndaj tyre!
Keshtu mendoj, uroj te mos jem gabim!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Epo, o Tani tashti nuk na mbetet gje tjeter vecse te therrasim njezeri : "Ooooohhhhhh, sa mire me qene Shqiptar" dhe te vazhdojme sic kemi bere deri tani "Ta çajme rrugen e m... me luge ne dore". Megjithate, edhe une uroj te mos e kesh gabim, po e di ti qe e kam zorr ta besoj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.