Tjetër presion ndaj BE-së nga Erdogan: Mund t’i bashkohemi bllokut të Shangait

Postuar në 20 Nëntor, 2016 13:43

Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka lënë të hapur mundësinë që Turqia të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian e t’i drejtohet Bllokut të Shangait. Agjencia “Reuters” citon gazetën turke “Hyrriet”, sipas të cilës, Erdogan ka bërë këtë deklarim gjatë kthimit me avion nga një vizitë në Pakistan dhe Uzbekistan.

Turqia nuk duhet të shqetësohet. Nuk duhet të këmbëngulë: “Për mua vetëm BE-ja është”. Kjo është pikëpamja ime...Pse të mos jetë Turqia në grupin e Shangait? Ia thashë këtë z. Putin dhe presidentit kazak, Nazarbayev...Shpresoj që nëse aty do të ketë zhvillime pozitive, Turqia mund t’i bashkohet Shangai 5 dhe të ketë liri veprimi...”, është shprehur Erdogan(http://www.reuters.com/article/us-turkey-europe-erdogan-idUSKBN13F0CY?utm_campaign=trueAnthem:+Trending+Content&utm_content=5831917204d3013a09b23b14&utm_medium=trueAnthem&utm_source=facebook). 

Ngjan më shumë si një mesazh për BE-në sesa një konsiderim real që vendi t’i bashkohet nismës aziatike, krijuar në vitin 2001 dhe ku bëjnë pjesë Kina, Rusia, Kazakistani, Krikizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Të gjitha këto vende kanë në territorin e tyre popullsi turanike çka i jep peshë gjeopolitike Turqisë, e cila e ka hedhur këtë mendim që përpara luftës së Sirisë.

Mesazhi vjen ndërkohë që Ankaraja ka bërë të qartë se nuk do të respektojë më marrëveshjen e këmbimit të emigrantëve me BE-në nëse ky i fundit nuk lehtëson lëvizjen për qytetarët turq. Sa për anëtarësimin në Union, duket se ai mund të ndodhë në një kohë të largët, po të marrim në konsideratë qëndrimin e vendeve europiane ndaj zhvillimeve të muajit korrik në Turqi, ku zyrtarisht thuhet se ndodhi një grusht shteti. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.