“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën Zero”?

Postuar në 05 Janar, 2017 16:34

Arrestimi i Ramush Haradinajt ka kapërcyer kufijtë e një akti formal që vihet në lëvizje nga urdhër arresti. Bota politike shqiptare në përgjithësi po e lexon atë si një zhvillim politik i cili ka një prapavijë. Fakti që arresti ka ndodhur në Francë tingëllon edhe më shumë për nga konteksti historik, ndërkohë që në Kosovë kanë reaguar të gjitha autoritetet. “Koha Ditore” shkruan se lajmi i raportuar nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” se presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i është dhënë leja për të vizituar Kosovën, nuk është i vërtetë.

Jo pa dyshim është parë qëndrimi i Tiranës zyrtare e cila reagoi me dy komente Facebook nga ministri i Jashtëm dhe kryeministri Edi Rama, por pa përmendur në asnjë rresht përgjegjësinë serbe. Qëndrim zyrtar mbajti vetëm Kryetari i Kuvendit, ndërkohë që ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, vlerëson e marrëdhëniet shqiptaro-serbe u rikthyen në pikën zero.

Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë. Arrestimi Haradinajt çon në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët.  Në pritje të një reflektimi francez. Siç dinë ta bëjnë vetëm ata”, shkruan Majko.

Për serbët nuk është prononcuar kryeministri që promovon shumë raportet e tij me Beogradin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë arsye mbetet për t’u parë se në cilën pikë kanë shkuar marrëdhëniet, ndonëse ato tashmë janë kushtëzuar jo pak. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.